Veleçiku ka arritur te fitoje ndaj Vores kryesuese te renditjes dhe rihap luften per vendin e pare.
Mes nje interesimi te madh eshte luajtur ne Koplik ndeshja Veleçiku- Vora qe ka perfunduar me fitoren e vendasve me rezultatin 1-0.
Mbi 1 mije tifoze kane mbeshtetur ekipin e Veleçikut ne kete ndeshje te rendesishme dhe e kane bere ne menyren me te mire te mundshme.
Ndeshja ka nisur ne menyren me te mire te mundshme nga koplikasit. Ne minuten e 6-te Ujkaj pengohet ne menyre te parregullt nga nje mbrojtes kundershtar dhe arbitri Stefa akordoi 11-metersh.
Nga pika e bardhe, kapiteni Besart Çokaj eshte treguar i sakte duke derguar topin ne rrjete.
Loja gjate gjithe zhvillimit te saj u shoqerua me nje tension te madh ne mes futbollisteve te te skuadrave. Per rrjedhoje edhe kartonat e akorduar kane qene te shumte.
Pjesa e pare do te mbyllet me rezultatin 1-0 per koplikasit.
Ne te dyten tensioni rritet dhe jo me kot do te vazhdojne edhe kartonat.
Madje, te dy ekipet do te mbesin me nga 10 futbolliste ne fushen e lojes sepse D.Çokaj dhe Mashi do te ndeshkoheshin me kartona te kuq.
Ne 81’ Vora fiton te drejten e nje 11-metershi per prekje te topit me dore brenda zone nga nje mbrojtes i Veleçikut.
Nga pika e bardhe, Mziu gabon duke e derguar topin mbi traverse.
Ne ‘84 eshte Doda qe pengohet ne menyre te parregullt brenda zone nga portieri Sula por arbitri nuk akordon 11-metersh tjeter.
Ne fund, Toma ka mundesi te dyfishoje shifrat por nuk ia del.
Perfundimisht 1-0 per Veleçikun ne kete sfide shume interesante.