Veleçiku ka marre nje fitore me shume vlere ne ndeshjen e pare te fazes se trete te kampionatit, ate te luajtur pasditen e sotme ne Puke ndaj Terbunit vendas.

Koplikasit kane shfrytezuar mungesat qe ka patur kundershtari dhe per rrjedhoje ka arritur te fitoje me rezultatin 4-1 dhe me kete trepikesh ata jane ngjitur ne kuoten e 16 pikeve duke parakaluar kesisoj Terbunin qe ka mbetur me nje pike me pak.

Takimi i sotem eshte zhbllokuar nga goli i shenuar nga sulmuesi Toma qe ne minuten e 10-te dhe pjesa e pare do te mbyllej me kete gol. Po ky futbollist do te dyfishonte shifrat ne minuten e 68-te duke krijuar njefare qetesie tek Veleçiku.

Megjithate Mezini ne minuten e 80-te do te shenonte duke rihapur per nje moment ndeshjen por ky entuziasem i pukjaneve ka zgjatur vetem nje minute sepse ka qene Pelinku qe vetem nje minute me vone ka shenuar edhe golin e trete per Veleçikun.

Kjo skuader ne shtese do te shenonte edhe golin e katert pikerisht ne shtese nga Denis Dyca qe ka kompletuar kesisoj fitoren 4-1 te Veleçikut. Me humbjen edhe te Dinamos, tashme gjerat duket se po shkojne mbare per ekipin e drejtuar nga trajneri Besnik Duli sepse e ka çuar ne pese pike diferencen me te.
www.shkodrasport.com