Veleçiku e ka nisur me fitore serine e perballjeve te ketij kampionati ne fushen e tij. Themi ne fushen e tij sepse “Reshit Rusi” do te jete streha e koplikasve kete kampionat.

Pasditen e sotme ata kane fituar me rezultatin 2-1 ndaj ekipit te Vores me te cilin kane rivalizuar fort edhe nje sezon me pare ne karegorine e dyte.

Ndeshja ka nisur me gol per Veleçikun qe ka shenuar me ane te Plishtes ne minuten e 7-te. Pjesa e pare do te mbyllej me kete gol.

Ne te dyten do te ishte sulmuesi Hasaj qe do te dyfishonte shifrat nderkohe qe miqte kane ngushtuar rezultatin ne ’82 por gjithsesi djemte e trajnerit Duli kane arritur te ruajne epersine dhe e kane fituar ndeshjen me rezultatin 2-1.

Ne kete menyre, Veleçiku ka arritur te marre trepikeshin e pare ne kampionat, trepikesh ky qe do ta ndihmoje te ece perpara per arritjen e objektivit.