Ne prag te nisjes se pjeses se dyte te sezonit, Veleçiku ka goditur ne merkato duke marre një mesfushor dhe një mbrojtës pikerisht në ditët e fundit të merkatos.

Bëhet fjalë për Jurgen Dushkajn që vjen nga Bylisi dhe Ervis Rrustemajn nga Besëlidhja.Është vetë sekretari i klubit të koplikasve, Samed Muka, që konfirmon këto afrime.

“Kemi vuajtur jo shumë në këtë merkato dimërore, e megjithatë goditëm me dy afrime. Pas shumë negociatave bindëm mesfushorin 25-vjeçar Jurgen Dushkaj, i cili është aktivizuar te Luftëtari dhe Bylisi.

Bashkë më të, rikthyem edhe mbrojtësin 24-vjeçar Elvis Rrustemaj. Ai vjen nga Besëlidhja ku është aktivizuar si titullar e më herët ka qenë pjesë e Laçit apo Tërbunit.

Nuk do ta mbyllim me kaq, pasi duam të marrim edhe një sulmues. Nëse ia dalim, atëherë Veleçiku do të jetë gati për të rinisur kampionatin”, përfundoi Muka.