Goli i zëvendësuesit Sunaj shënuar në minutën e 76-të ka rezultuar shumë i vlefshëm për ekipin e Veleçikut në ndeshjen e luajtur sot në Gramsh.
Një sfidë shumë e vështirë ndaj skuadrës vendase e cila është shfaqur shumë e mobilizuar dhe për rrjedhojë, rezultati është zhbllokuar vetëm në pjesën e dytë.
Zëvendësimi i mesfushorit me përvojë Pelinku me Sunajn, ka rezultuar me vlerë për trajnerin Duli.
Ai do të shënonte golin e vetëm të këtij takimi duke i dhënë fitoren Veleçikut me rezultatin 1-0.
Me këtë trepikësh skuadra koplikase është ngjitur në kuotën e 34 pikëve duke qenë sërish tre pikë larg Vorës që mban vendin e parë.
Kjo e fundit ka luajtur në kryeqytet me Tiranën B dhe ka fituar me rezultatin 3-1.
Ky rivalitet duket se do të vazhdojë deri në përballjen direkte në mes këtyre dy ekipeve që do të luhet në Koplik.
© shkodrasport.com