Veleçiku ka humbur serish dhe tashme shpresat per mbijetese ne kategorine e pare jane zvogeluar shume dhe duket se tashme pritet vetem zyrtarizimi i saj.

Pasditen e sotme ajo eshte mundur nga skuadra e vendit te parafundit ne renditje “Partizani B” dhe tashme diferenca me te ka shkuar ne 8 pike, rrjedhimisht do te jete shume e veshtire per ta rikuperuar ne shtate ndeshjet e mbetura deri ne fund te kampionatit.

Ne “Reshit Rusi” koplikasit jane mundur 0-2 nga ekipi i dyte i Partizanit. Me nga nje gol te shenuar ne secilen pjese lojes, fillimisht me ane te Berdufit dhe me pas me Zanin, te kuqte kane marre nje trepikesh me shume vlere ne Shkoder ndaj rivalit te tyre direkt.

Per Veleçikun kjo humbje kushton shume dhe skuadra ka mbetur serish ne kuoten e 10 pikeve, ndersa Partizani B ngjitet ne kuoten e 18 pikeve. Nje diference e tille pikesh veshtire te rikuperohet nga skuadra e trajnerit Ardi Rustemaj dhe pas disa vitesh, ky ekip duket se ka ardhur koha t’i thote lamtumire kategorise se pare./SHKODRA-SPORT.COM/