Duhej te ishte ndryshe, por ja qe Veleçiku po e sheh veten duke rreshqitur gjithnje e me poshte dhe tashme shpresat per te mbijetuar serish ne kategorine e pare jane gjithnje e me te pakta per te.

Kjo sidomos pas humbjes se sotme brenda ne Shkoder ndaj nje rivali direkt si Partizani B. Koplikasit ne fakt e kane mbyllur pjesen e pare ne avantazh 1-0 por ne pjesen e dyte gjerat jane permbysur.

Goli i mesfushorit Suad Bega shenuar me 11-metersh ne pjesen e pare, nuk i ka mjaftuar Veleçikut per ta fituar kete ndeshje. Ne te dyten, Berdufi ka barazuar rezultatin fillimisht ne minuten e 60-te, para se Khalos te shenonte ne minuten e 73-te golin e dyte dhe te fitores per Partizanin B.

Perfundimisht 2-1 per te kuqte ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” te Shkodres. Me kete fitore ata jane ngjitur ne kuoten e 14 pike dhe mbajne vendin e parafundit ne renditje, nderkohe qe Veleçiku ka mbetur me 10 pike dhe i fundit.

Koplikasit pas disa sezoneve te veshtira por ne te cilet ia ka dale ne fund te siguroje qendrimin ne kategorine e pare, sivjet duket krejt ndryshe. Ata duket se e kane prere bileten per te zbritur ne kategorine e dyte./SHKODRA-SPORT.COM/