Pavaresisht problemeve dhe mungesave, Veleçiku eshte “heroik” ne fushen e lojes dhe si rrjedhoje vazhdon t’i shfaqe vlerat e tij ne menyren me te mire te mundshme. Pasditen e sotme ai ka arritur te fitoje edhe ndaj njerit prej ekipeve pretendente te kesaj kategorie siç eshte Sopoti i Librazhdit.

Ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive te vellezerve “Duli” ne Koplik, vendasit kane fituar me rezultatin 3-2. Madje ky sukses ka ardhur me permbysje, çka e bene dhe me te bukur kete sukses. Ka qene Veleçiku qe ka kaluar i pari ne avantazh me ane te futbollistit Florian Pjetracaj ne minuten e 14-te, por kater minuta me vone do te barazonin miqte me ane te Goçit dhe pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat e barabarta 1-1.

Ne fillimin e se dytes Goçi do te dyfishonte per Sopotin, por koplikasit reagojne shpejt dhe arrijne te barazojne me Amarildo Kaçaj. Nje gol qe u jep zemer djemve te drejtuar nga trajneri Besnik Duli dhe ne minuten e 62-te do te vinte edhe goli i fitores. Ne fakt do te ishte nje autogol i Abdoulaye.

Megjithate kjo pak rendesi ka sepse Veleçiku arriti ta fitonte kete ndeshje me shifrat 3-2. Kujtojme qe kjo skuader sot kishte dy mungesa te rendesishme siç ishin ato te mbrojtesit Kukaj dhe sulmuesit Ivziku, te pezulluar te dy nga Disiplina dhe ndonese me nje kontigjent shume te reduktuar lojtaresh, serish ia doli te merrte nje fitore me mjaft vlere ndaj nje ekipi pretendent.

Pas javes se tete te kampionatit, Sopoti mbetet ne kuoten e 16 pikeve, por tashme duke ia liruar vendin e dyte ne renditje Beselidhjes, nderkohe qe me fitoren e sotme Veleçiku eshte ngjitur ne kuoten e 12 pikeve dhe eshte i pozicionuar ne vendin e peste te renditjes./www.shkodrasport.com/


VELEÇIKU- SOPOTI 3-2

(Pjetracaj ’14, Eli.Rrustemaj ’56, Abdoulaye ’62 (aut)/ Goçi ’18, ’52)