Dy jave me pare humbi brenda ne “Reshit Rusi” ndaj Terbunit. Sot baeazoi ndaj Burrelit dhe kesisoj Veleçiku “ia ka bere vetes” duke e pare tashme veten gjithnje e me prane renies nga kategoria e pare.
Ndryshimi i trajnereve tek koplikasit jo vetem qe nuk ka sjelle permiresim te situates por tashme ka shume pak shanse qe ata te shpetojne. U kane mbetur edhe 90 minuta per te luajtur, pikerisht ne transferten e veshtire ndaj Dinamos dhe gjasat jane qe ata te mos arrijne te fitojne dhe kjo per shume arsye.
Veleçiku edhe sot ndaj Burrelit tregoi mangesi ne lojen e tij dhe per rrjedhoje ne fund te 90 minutave te luajtura ne Shkoder eshte fiksuar rezultati i barabarte 0-0.
Diçka e çuditshme ne fakt sepse kjo skuader fazen e kaluar kishte fituar brenda ne Burrel ndersa ne fushen e vet nuk arrin ta beje nje gje te tille dhe barazimi i sotem mund t’i kushtoje shume.
Ajo qe te ben pershtypje eshte se fondi i akorduar nga Bashkia Malesi e Madhe per kete vit ka qene me i madhi se çdo vit tjeter por kjo nuk ka mjaftuar sepse Veleçiku po shkon drejt renies ne kategorine e dyte.
www.shkodrasport.com