Nga Maringlen ZHIVANI

Veleçiku ka arritur të fitojë në fushën e tij në Koplik kundër ekipit të Naftëtarit me rezultatin 2-1. Dy golat për koplikasit u shënuan nga i përhershmi Shekaj dhe një autogol i Naftëtarit. E para që kaloi në avantazh ishte pikërisht Veleçiku me anë të Shekajt në minutën e 15-të, ndërsa më vonë do të dyfishonin sërish koplikasit me anë të një autogoli të Naftëtarit.

Këta të fundit ngushtuan diferencën në 2-1 në fundin e pjesës së parë, por ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën përfundimtare të 90-minutave.

Tashmë, me këtë fitore, Veleçiku renditet në vendin e pestë në tabelën e renditjes në kuotën e 28-pikëve, tre pikë larg Tërbunit të vendit të katërt. Deri më tani, koplikasit janë brenda objektivave të tyre të fillimit të sezonit, që kanë qenë renditja në pesë më të mirat e kampionatit.

Veleçiku-Naftëtari 2-1

Golat: Shekaj 15′, (aut) 32′

Formacioni i Veleçikut: Lopçi, Rrustemaj, Kukaj (Smakaj 74′), Çokaj, Al. Kaçaj, Banushaj, Pjetracaj (Uldedaj 77′) Rragami, Hotaj (Ndrecaj 87′) Bzhetaj, Shekaj (në dispozicion: Nika, Ivziku) Tr: Besnik Duli