Ishte parashikuar se stërvitja për ekipin e Veleçikut do të niste në javën që po lëmë pas por nuk ka ndodhur kështu. Drejtuesit e saj kanë menduar që ta shtyjnë atë për të hënën. Arsyet pse ka ndodhur kështu kanë qenë dy, moti I keq me reshje dhe numri I vogël I futbollistëve që ishin present ngaqë shumica e tyre kanë qenë me pushime. Gjithsesi në kampin koplikas atmosfera është shumë optimiste në prag të nisjes së fazës të dytë. Objektivi është I qartë për të vazhduar suksesin e fazës së parë që u shoqërua me shpalljen kampion I dimrit. Veleçiku e mbylli këtë fazë me 22 pikë, 5 më shumë se skuadra e vendit të dytë dhe shanset janë të mëdha që ai të ngjitet në kategorinë e parë në fund të sezonit. Ndërkohë, lajmet e fundit që vijnë nga kampi koplikas bëjnë të ditur se do të ketë edhe një merkato të fortë në prag të nisjes së fazës të dytë. Rikthimi I portierit Dorzaj dhe I mbrojtësit Kuka, do ta shtojë edhe më shumë forcën e kësaj skuadre, madje përveç tyre priten edhe të tjerë lojtarë cilësorë në rradhët e Veleçikut.
www.shkodrasport.com