Veleçiku nuk ka arritur dot te fitoje ndaj Dinamos dhe eshte mjaftuar me nje barazim 1-1 ndaj kesaj te fundit, per te cilen ne fakt eshte pika e dyte qe merr ne nente jave kampionat. Nderkohe koplikasit jane ngjitur ne kuoten e 11 pikeve megjithate humben nje mundesi te mire per te ngjitur disa shkalle ne renditje.
Ne pamje te pare barazimi i sotem mund te mos jete rezultati i duhur per Veleçikun por te mos harrojme se per 35 minuta kane luajtur me nje futbollist me pak per shkak te largimit te njerit prej lojtareve me karton te kuq nga fusha.
Pavarësisht përpjekjeve të të dy ekipeve, pjesa e parë e ndeshjes së luajtur në Pezë- Helmes është mbyllur në barazim pa gola 0-0.
Në të dytën do të kishte zhvillime të tjera. Në minutën e 56-të mesfushori Suad Bega do të ndëshkohej me karton të kuq nga ana e arbitrit të ndeshjes duke bërë që Veleçiku të mbesë me 10 futbollistë në fushën e lojës.
Gjithsesi kjo nuk e pengoi skuadrën e drejtuar nga trajneri Besnik Duli që të kërkonte medoemos golin dhe në fakt ia del ta shënojë. Ka qenë sulmuesi Donat Toma ai që në minutën e 66-të ka dërguar topin në rrjetën e portës së Dinamos duke kaluar në avantazh Veleçikun.
Megjithatë avantazhi do të zgjaste shumë pak, vetëm 4 minuta sepse Çeliku do të barazont shifrat për vendasit ndërkohë që arbitri nuk kursen kartonat e verdhë për lojtarët miq duke akorduar njëri pas tjetrit tre të tillë dhe konkretisht për Hasajn, Banushajn e Balajn.
Ne minutat e mbetura,pavaresisht perpjekjeve te dy ekipeve nuk do te kishte gol tjeter dhe kesisoj Dinamo e Veleçiku kane ndare nje pike me njera- tjetren.
© shkodrasport.com