Veleçiku eshte me fat. Nje nga tre ndeshjet e shpreses per ngjitjen e saj ne kategorine e pare, ajo ndaj Gramshit, nuk do te luhet. Ishte planifikuar per t’u luajtur pasditen e neserme ne Koplik, ne fakt nuk do te ndodhe keshtu.
Perjashtimi i ekipit gramshiot nga Federata Shqiptare e Futbollit per shkak te tolerimit te bere ne ndeshjen ndaj Orikut, ka bere qe kjo ndeshje te mos luhet.
Si rrjedhoje, koplikasit neser do ta kene pushim dhe u duhet te pergatiten per sfiden tjeter, ate ndaj fitueses se çiftit Oriku- Murlani. Kuptohet qe edhe ndaj ketij kundershtari, kushdo qofte ai, Veleçiku do te kerkoje fitoren, per te shkuar ne kete menyre drejt ndeshjes se fundit kualifikuese.
Asaj ndaj skuadres qe do te renditet ne vendin e 11-te te kategorise se pare. Trajneri Haris Lika ne çdo interviste te tij eshte shprehur se skuadra qe ai drejton, do te tentoje me çdo kusht ngjitjen nje kategori me lart./SHKODRA=SPORT.COM/