Veleçiku e nisi mbare vitin 2025 duke e fituar ndeshjen e pare te tij, ate ndaj Murlanit me rezultatin e paster 4-0, ndeshje kjo e luajtur fundjaven e kaluar ne transferte.

Sot nderkohe djemte e drejtuar nga trajneri Besnik Duli do te provojne te marrin nje tjeter rezultat pozitiv, pavaresisht se perballe do te kene nje nga ekipet me te mira te kampionatit, Ilirine e Fushe- Krujes.

Megjithate, nje problem i madh per ekipin e Veleçikut do te jene mungesat qe do te kene si rrjedhoje e demtimeve apo dhe kartonave, por kjo nuk e ul optimizmin e stafit teknik. Duke folur ne kete pragndeshje, trajneri Duli per mediat eshte shprehur:

“Ne do te bejme lojen tone. Disa futbolliste te afruar ne kete faze si Smakaj e Hoti, por edhe te rinjte Bzheta, Pjetracaj, Ndrecaj etj, po tregojne ambicie me lojen e tyre dhe besoj se do te bejme nje paraqitje te mire ndaj Ilirise”.

Ndeshja Veleçiku- Iliria do te startoje ne oren 13:00 dhe pritet me interes nga sportdashesit e Malesise se Madhe ngaqe eshte ndeshja e pare per kete vit ne fushen e tyre dhe per me teper edhe kushtet atmosferike duken shume te mira, çka do te thote se nuk do te kene asnje pengese per te qene te pranishem per ndjekjen e ketij takimi./www.shkodrasport.com/