Pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” do te luhet ndeshja e vlefshme per kampionatin e kategorise se pare ne mes Veleçikut dhe Ilirise se Fushe- Krujes.
Ne formacionin e koplikasve do te kete serish tre mungesa te rendesishme. Duke filluar nga ajo e kapitenit Besard Çokaj si dhe e dy sulmuesve Ujkaj dhe Mustafa.
Por pavaresisht ketyre mungesave, trajneri Besnik Duli eshte i bindur se skuadra do te luftoje fort per ta fituar kete ndeshje. “Luajme ne fushen tone dhe nuk kemi asnje alternative tjeter veç fitores. Do ta tentojme kete gje ne te gjitha menyrat sepse Veleçiku i ka mundesite per ta mundur kete kundershtar”.
Te pranishem per te mbeshtetur Veleçikun pritet te jene edhe nje numer i madh tifozesh nga Malesia e Madhe ashtu si dhe ne ndeshjen e kaluar ndaj Vores.
Fusha “Reshit Rusi” duket se po i sjell fat kesaj skuadre. E ka nisur me fitore kampionatin ne kete fushe dhe do te vazhdoje te luftoje fort per te marre te tilla rezultate edhe ne takimet e ardhshme.
www.shkodrasport.com