Veleçiku ka marre nje fitore me shume vlere sot ne transferte ndaj ekipit te Gramshit dhe ky trepikesh e ka afruar ate shume me zonen play-off, çka ka qene dhe objektivi i tij qe ne fillimin e sezonit.

Ne takimin e luajtur pasditen e sotme ne stadiumin e qytetit te Gramshit, djemte e drejtuar nga trajneri Besnik Duli kane dominuar nga fillimi e deri ne fund, megjithate u jane dashur 32 minuta per te kaluar ne avantazh dhe goli i pare i ndeshjes ka ardhur nga sulmuesi kryesor i ketij ekipi Brajan Shekaj.

Me kete gol eshte mbyllur pjesa e pare. Ne te dyten protagonist do te ishte Marsel Rragami i cili ka shenuar dy gola njeri pas tjetrit. Fillimisht ne minuten e 68-te dhe me pas shtate minuta para fundit ka shenuar edhe golin tjeter duke e mbyllur kesisoj kete takim me shifrat 3-0 ne favor te Veleçikut.

Me fitoren e sotme skuadra koplikase eshte ngjitur ne kuoten e kuoten e 31 pikeve dhe mban vendin e peste, nderkohe qe ne te gjashtin eshte Beselidhja me te njeten kuote pikesh. Ne javen e fundit, Veleçiku do te prese ne Koplik ekipin Albanet, ndersa Beselidhja pret Gramshin.

Duken dy sfida pa histori dhe ne kete aspekt, me shume mundesi si Veleçiku do ta mbyllin kampionatin me pike te barabarta. Per te vendosur se cila skuader shkon ne play-off do shikohet bilanci i ndeshjeve direkte ku jane rregjistruar dy barazime, ndersa me golaverazhin pergjithshem jane me mire koplikasit, çka do te thote se me shume gjase do jene ata ne play-off.(