Pas David Markut e Kujtim Alcanit, nje tjeter futbollist lezhjan firmos me Veleçikun. Behet fjale per Françesk Tomen, 23 vjeçarin qe luan me mesfushor ofensiv. Ne sezonin e kaluar ai ka qene pjese e Butrintit te Sarances por ne sezonin e ri do te luaje ne Koplik.

Ka qene deshira e trajnerit Dritan Smajli per ta patur ne skuader, ajo qe ka bere te mundur edhe arritjen e akordit ne mes tij dhe drejtuesve te klubit. Toma njihet mjaft mire nga ana e trajnerit ngaqe e ka stervitur tek ekipi i Shenkollit.

Perpos ketij ekipi, Françesk Toma ka provuar te luaje edhe me Pogradecin si dhe ne Kosove me Phoenix, ndersa tani do te luaje Veleçikun ne sezonin e ri ku do te mundohet te tregoje vlerat e tij me te mira.

Me te, mund te mbyllet merkatoja e futbollisteve lezhjane, nderkohe qe me pas do te nise ajo per shkodranet. Trajneri Smajli e ka bere te qarte mbreme ne nje prononcim per “Shkodra Sport” se deshiron te marre ne forme huazimi kater futbolliste nga Vllaznia e pikerisht Elbasanin, Pjeshken, Spahine e Delajn.

Kjo mbetet per t’u pare sepse duhet nje akord me drejtuesit e klubit shkodran. Keta te fundit kane huazuar deri tani dy futbolliste dhe pikerisht Paloken tek Otrant e Ulqinit dhe po ashtu edhe Deden i cili pritet te shkoje ne Vlore./SHKODRA-SPORT.COM/