Skuadra e Veleçikut ka zhvilluar takimin e dytë miqësor në shtëpi, teksa këtë herë ka luajtur perballe SportKlub Shkodrës, ekip ky qe do sivjet do te marre pjese ne kategorine e trete te futbollit shqiptar. Nderkohe  ekipi koplikas vinte ne kete takim miqesor pas humbjes se nje jave me pare ne Tuz me Deçiçin vendas me rezultatin e thelle 0 me 4. Por te enjten, djemte e trajnerit Besnik Duli kane treguar tjeter paraqitje ne fushen e lojes. Themi keshtu pasi koplikasit qe ne fillim kane zhvilluar nje loje sulmuese duke realizuar dy gola qe ne pjesen e pare te ndeshjes. Goli i pare eshte shenuar nga Çokaj e me pas ka qene Miculi qe ka shenuar golin e dyte. Gjate kesaj pjese loje, per Veleçikun eshte humbur edhe nje 11-metersh. Ka qene portieri Dorzaj qe e ka perplasur topin ne traverse. Edhe ne pjesen e dyte vendasit shenojne gol serish me ane te Çokajt. I gjithe takimi ne kete menyre eshte mbyllur me rezultatin 3-0 per Veleçikun. Nderkohe per Sportklub Shkodren u dalluan futbollistet Çeliku, Hysaj e Pelingu.Për t’u përmendur është fakti se në krye të kësaj skuadre, në postin e presidentit është zgjedhur Nadir Hoti ndërsa trajneri është Zamir Lumanaj. Ne miqesoren e djeshme nderkohe tek Veleçiku ka rene ne sy aktivizimi i disa futbollisteve te rinj. Por seria e miqesoreve per skuadren koplikase nuk do mbyllet ketu sepse ne ditet e ardhshme ne Koplik pritet te vije Deçiçi i Tuzit per t’i kthyer viziten kesaj skuadre.

Bashkim RAMEKAJ