Me vështirësi por koplikasit kanë marrë një tjetër fitore në kampionat. Duke luajtur në fushën e tyre, ata kanë fituar pasditen e sotme me rezultatin 2-0 ndaj Spartakut.
Pjesa e parë nuk ka dhuruar gol pavarësisht rasteve të krijuara.Pas shumë përpjekjesh, rezultati do të zhbllokohej në minutën e 60-të.
Autor i golit të avantazhit ka qenë mesfushori Izmir Pelinku.Ndërkohë gjashtë minuta para fundit, do të vinte edhe goli i dytë për koplikasit dhe autor i tij këtë herë do të ishte Synaj.
Ndeshja në këtë mënyrë është mbyllur me fitoren 2-0 për Veleçikun.
Ai është ngjitur në kuotën e 46 pikëve pas 19 ndeshjesh të zhvilluara por për fat të keq, Vora kryesuese nuk ka gabuar sërish teksa ka fituar 3-0 ndaj Sopotit.
Kështu që diferenca me të mbetet sërish gjashtë pikë dhe duket shumë e vështirë për t’u rikuperuar.
Megjithatë, skuadra e drejtuar nga trajneri Besnik Duli së paku do të tentojë deri në fund ngjitjen në kategorinë e parë, qoftë edhe përmes plej-ofit.
© shkodrasport.com