Veleçiku ka gabuar rende duke humbur 2-3 ne ndeshjen ndoshta me percaktuese, ate ndaj Terbunit ne takimin e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.
Ndonese koplikasit kane kaluar dy here ne avantazh me ane te Smajlit dhe Marinajt, por ne te dy rastet pukjanet kane barazuar me ane te Hasajt dhe Fejzajt.
Nderkohe ne pjesen e dyte kur pritej goli i fitores nga Veleçiku, ka ndodhur e kunderta. Ka qene Myslimi qe ne minuten e 70-te ka shenuar golin e fitores per Terbunin duke marre kesisoj nje trepikesh me shume vlere.
Nderkohe pas kesaj humbje te Veleçikut dhe fitores edhe te Dinamos, tashme pozitat e koplikasve jane renduar se tepermi dhe konsiderohen favoritet kryesore per te rene nga kategoria.
FT: Veleçiku- Tërbuni 2-3
Smajli 15′ Marinaj 31/ Hasa 26′, Fejzaj 43′, Myslimi 70′