Ndonese stervitja ka nisur prej pak ditesh, duket se gjerat nuk po shkojne ashtu si duhet per ekipin e Veleçikut. Ne seancat stervitore eshte nje numer i kufizuar sportistesh, nderkohe qe gjasat jane qe Bashkia te mos i hedhe shume syte nga kjo skuader. Nje gje e tille paralajmerohet nga gazetari i njohur sportiv Bashkim Ramekaj qe eshte gjithmone prane kesaj skuadre. Ne nje postim te tij te fundit, ai shkruan:
“Sezioni i ri, avazi i vjeter! Ekipi pa pretendime, pa objektiv, pa afrime, pa zevende trajner, pa trajner portierash.
Skuadra veriore ka mbyllur javen e pare stervitore pa ndonje gje te re, vetem nje grup i vjeter futbollistesh ku numri nuk shkon me shume se 17-18 futbolliste, te cilet nen drejtimin e trajnerit Duli dhe drejtorit Rexha kane mbyllur kete jave stervitore.
Skuadra veriore aktualisht ndodhet ne nje gjendje kritike pasi deri tani nuk ka ndonje reagim nga Bashkia e Malesisë së Madhe e cila deri tani po hesht. Gjithsesi drejtori sportiv Rexha i pakenaqur nga gjendja eshte shprehur:
“Do respektojme garen, jemi ne pritje per disa futbolliste nga Ballshi te cilet stervitjen do e bejne atje por kemi shprese per nje huazim. Do presim dhe keto 3 jave qe kane mbetur per afrime nga Beselidhja e Lezhes dhe Akademia e Vllaznise”./www.shkodrasport.com/