Rikthimi pas 10 vitesh në kategorinë e parë për Veleçikun shpresohet që të mos ketë të njëjtin fat si atëherë kur skuadra nuk arriti ta mbylli dot kampionatin. Kjo ngaqë, ende nuk ka asnjë lëvizje tek kjo skuadër. Pavarësisht dëshirës së kryebashkiakut Ramadan Likaj që është njëkohësisht edhe president I skuadrës, duket se nuk do jetë e lehtë ndërtimi I një skuadër me pretendime për të mos rënë sërish nga kategoria. Së pari, duhen financat e duhura dhe ky është një problem serioz. Pastaj duhet menduar edhe për ofrimin e lojtarëve cilësorë ndërkohë që ende nuk është zgjidhur problemi I trajnerit. Zëra pranë skuadrës bëjnë të ditur se Besnik Duli nuk do jetë më trajner I Veleçikut dhe do kalojë në ndonjë post tjetër por ende nuk dihet kush do ta zëvendësojë. Me shumë siguri, ai do jetë nga Shkodra por gjithsesi akoma nuk është vendosur. Një tjetër problem shumë shqetësues për skuadrën koplikase është ai I fushës se ku do t’I luajë ndeshjet ajo në sezonin e ri. Kjo ngaqë fusha e kompleksit sportiv të vëllezërve Duli nuk është e liçensuar për zhvillimin e ndeshjeve të kategorisë së parë dhe për ta bërë këtë gjë duhen bërë disa investime por deri në këto momente asnjë lëvizje nuk ka në këtë drejtim dhe për këtë arsye, vështirë se deri në fillim të shtatorit kur fillon kampionati, ajo do rregullohet. Në rrethana të tilla, Veleçiku do jetë I detyruar të luajë në ndonjë vend tjetër teksa opsionet janë disa, Shkodra, Lezha apo dhe Velipoja.
Gjergj KOLA