Veleciku duket se eshte ne rruge te mbare drejt synimeve te saj. Oshilacionet e shfaqura ne javet e fundit te fazes se pare, qe ne nje fare menyre bene qe presidenca koplikase te nderhynte per marrjen e disa masave, jane zevendesuar me lojera dhe rezultate pozitive ne fazen e dyte.
Koplikasit e drejtuar nga trajneri Dritan Smajli kane fituar tre ndeshje rradhazi deri me tani dhe nje gje e tille konfirmon edhe formen e mire qe po kalon Veleciku. Ne tre ndeshjet e fundit, ata kane shenuar plot 11-gola dhe kane pesuar vetem tre te tille, duke nxjerre ne pah edhe punen e mire qe po ben trajneri lezhjan Dritan Smajli me kete ekip.
Keto fitore e kane cuar skuadren koplikase ne kuoten e 27-pikeve, duke e renditur ne vendin e katert te klasifikimit, pese pike larg kreut te renditjes se klasifikimit. Ky pozicion shton shanset qe ne sezonin e ardhshem futbollistik, Veleciku te rikthehet aty ku e ka vendin, pikerisht ne Kategorine e Pare.
Megjithate, per ta arritur nje gje te tille mbetet serish shume e veshtire deri ne fund, pasi jane ne loje ende edhe 21-pike, pra me pak fjale edhe shtate ndeshje per t’u ngjitur ne Kategorine e Pare, qofte me play-off, qofte duke arritur edhe vendin e pare.
Maringlen ZHIVANI