Drejtuesit e Veleçikut nuk kane nder mend te heqin dore nga pretendimet e tyre per t’u ngjitur ne kategorine e pare dhe per kete arsye, do te synojne ta forcojne skuadren me lojtare cilesore.
Nga sa behet e ditur per “Shkodra Sport”, ata i kane bere nje oferte financiare edhe Alsid Tafilit, por ky i fundit duket se ka arritur akordin me Terbunin e Pukes qe luan nje kategori me lart.
Pas tij, kane nisur “mesymjen” ndaj dy futbollisteve te tjere shkodrane te cilet deri para pak kohesh kane qene pjese e ekipit Vellaznimi te Gjakoves.
Behet fjale per dy sulmuesit Jurgen Gjini dhe Donat Toma. Kontaktet me keto futbolliste kane nisur por gjithçka nga sa shihet, do te varet nga oferta financiare e koplikasve.
Nese arrijne t’i marrin keto futbolliste, padyshim qe do te ishin nje perforcim shume i rendesishem dhe do ta benin me te forte skuadren ne pretendimet e saj per t’u ngjitur ne kategorine e pare./SHKODRA-SPORT.COM/