Pasditen e nesërme në stadiumin e qytetit të Lezhës do të zhvillohet ndeshja në mes Besëlidhjes vendase dhe Veleçikut të Koplikut.

Një sfidë që pritet me interes tek të dy skuadrat sepse lezhjanët duan që të harrojnë humbjen e një jave më parë me Dinamon, ndërsa koplikasit për të vijuar serinë e rezultateve pozitive pas fitores që arritën me Vorën.

Trajneri Besnik Duli duket optimist për këtë gjë. Loja që ekipi i tij zhvilloi javën e kaluar, e ka ngrohur dhe për këtë arsye do të tentojë suksesin edhe ndaj Besëlidhjen.

Në ndihmë të tyre pritet të jenë edhe një numër i madh tifozësh nga Malësia e Madhe. Kryebashkiaku Marinaj mësohet të ketë vendosur disa autobuzë në dispozicion të tyre për këtë udhëtim.

Pikërisht e gjithë kjo atmosferë pritet të ndikojë edhe tek futbollistët për të dhënë më të mirën e tyre në këtë sfidë.
© shkodrasport.com