Në gjysmën e parë të sezonit ekipi I Veleçikut ka bërë një paraqitje përgjithësisht të mirë teksa e ka mbyllur atë në vendin e gjashtë, megjithatë në momente të caktuar është ngjitur deri në vendin e katërt të renditje. Objektivi I tij dihet, qëndrimi në kategori dhe kjo mund të arrihet fare lehtë nëse koplikasit në fund të fazësë së dytë renditen në pesëshen e parë.

Por kjo duket paksa e vështirë dhe këtë e ka kuptuar qartë edhe vetë trajneri Besnik Duli I cili nxjerr në pah edhe një problematikë tjetër, atë të mungesës së lojtarëve të duhur në skuadër. Sipas tij, kontigjenti aktual është shumë I cunguar dhe për këtë arsye, gjatë janarit duhet tentuar patjetër që ekipi të përforcohet me lojtarë të tjerë.

“Kontigjenti i lojtareve ne dispozicion ka qene shume i cunguar dhe per kete arsye na duhet medoemos te shohim mundesine per te gjetur lojtare te tjere me te cilet do ta kemi me te lehte arritjen e objektivit”- ka deklaruar Duli.

Objektivi i drejtuesve koplikas eshte marrja e ndonje lojtari qe do te lihet i lire nga Vllaznia apo dhe e ndonje tjetri nga ekipet perreth. Veleçiku e mbylli vitin 2018 me humbjen ndaj Vllaznisë ndërkohë që vitin e ri do ta nisë me një sfidë shumë delikate, atë që do të luajë në Peshkopi ndaj Korabit vendas.

Nëse koplikasit marrin pikë në këtë ndeshje, atëherë shanset për pesëshen e parë mbeten të hapura, në rast të kundërt, duhet t’I bëjnë llogaritë ndryshe.
© shkodrasport.com