Pavaresisht deshires per te marre pike, koplikasit nuk ia kane dale te bejne kete gje ne ndeshjen qe kane luajtur pasditen e sotme ne Lezhe ndaj Beselidhjes.

Madje ka qene nje koplikas qe i ka ndeshkuar. Samet Hepaj ka shenuar golin e fitores per lezhjanet qe kane triumfuar me rezultatin 2-1.

Loja e zhvilluar ne fakt ka qene shume e bukur. Ashtu siç kishin premtuar koplikasit, ata kane udhetuar me objektiv te qarte per te marre pike.

Veleçiku ka kaluar i pari ne avantazh me ane te Plishtes ne minuten e 27-te por avantazhi i tij ka zgjatur vetem 11 minuta sepse Beselidhja ka barazuar me ane te Camara.

Pavaresisht kesaj, djemte e trajnerit Duli edhe ne pjesen e dyte luftuan fort per te mos dale pa pike nga kjo ndeshje. Gjithsesi goli i Hebajt ne minuten e 68-te ua ka hequr kete mundesi.

Pas tre javesh kampionat, Veleçiku ka mbetur ne kuoten e 3 pikeve ndersa Beselidhja ka shkuar ne 6.