Me mungesa ne formacion dhe perballe nje kundershtari shume te forte, Veleçiku nuk ka mundur dot te marre pike ne sfiden e sotme ndaj Ilirise se Fushe- Krujes, sfide kjo e luajtur ne fushen sportive “Vellezerit Duli” te Koplikut.

Miqte kane bere nje ndeshje me te mire dhe si rrjedhoje kane dale me fitore nga kjo perballje. Ne fjund te 90 minutave Iliria ka triumfuar me shifrat 4-2 duke marre nje trepikesh me shume vlere per pretendimet e saj ne kampionat.

Ka qene futbollisti Markoçi ai qe ka shenuar golin e pare te ndeshjes ne minuten e 15-te, madje ai do te shenonte edhe nje te dyte dy minuta me vone duke konfirmuar edhe njehere faktin se pretendimet e fushe- krujasve ishin per ta fituar me çdo kusht kete ndeshje.

Megjithate sulmuesi i Veleçikut Brajan Shekaj u mundua ta rihapte ndeshjen teksa ka shenuar golin e pare per vendasit ne minuten e 39-te dhe ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej me shifrat 2-1 ne favor te Ilirise.

Ne fillimin e se dytes, Markoçi do te shenonte serish per miqte golin e trete megjithate Ledion Hotaj do te shenonte golin e dyte per Veleçikun por vetem kaq sepse miqte do te shenonin te katertin me autor Henrique dhe ketu do te mbyllej gjithçka me fitoren 4-2 te tyre.

Pas kesaj ndeshje, Iliria eshte ngjitur ne kuoten e 30 pikeve dhe mban vendin e trete te renditjes, vetem nje hap larg Luzit dhe Sopotit qe jane para saj ne renditje, ndersa Veleçiku mbetet me 18 pike dhe ka zbritur ne vendin e gjashte te renditjes./www.shkodrasport.com/