Analiza në kampin e Veleçikut për barazimin e fundit me Olimpikun ka qenë e shkurtër nga stafi drejtues. Trajneri Duli ka kërkuar që sulmuesit të jenë më të qetë në momentin final para portës kundërshtare. Pas kësaj analize, futbollistët kanë vazhduar programin e tyre teksa puna e stafit drejtues ka qenë e planifikuar në aspektin taktik dhe teknik të skuadrës, e gërshetuar edhe me atë fizike për t’iu përshtatur terreneve të vështira ku mund të luhen këto ndeshje si pasoje e kushteve atmosferike që kanë filluar të prishen tashmë. Përveç punës që bëhet në fushën e stërvitjes, tek Veleçiku vlen të përmendet edhe premtimi I presidencës për të mbështetur skuadrën dhe shpërblyer atë për rezultatet e fundit positive që ka arritur. Presidenti Ramadan Lika ka deklaruar se Veleçiku do të jetë kampion I vjeshtës. Ky është objektivi I kësaj skuadre në fazën e parë e që do pasohet edhe në fazën e dytë duke I mëshuar idesë së deklaruar dy javë më parë se Veleçiku do ngjitet sërish në kategorinë e parë në fund të këtij sezoni. Tani skuadra është karikuar për takimin e rradhës me Turbinën e Cërrikut, takim ky që do të luhet nesër në Koplik dhe natyrisht që për të ka vetëm një objektiv, fitoren.
Bashkim Ramekaj
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PARE Veleçiku për fitore nesër me Turbinën për të ruajtur vendin e parë