Ecuria e skuadrës koplikase në këtë sezon ka qenë shumë e mirë. Pavarësisht ndonjë gabimi të vogël të bërë rrugës apo dhe ndonjë padrejësie që i është bërë, Veleçiku nuk ndodhet në vendin e parë të renditjes të kategorisë së parë por në të dytin.

Megjithatë ecuria e ndeshjeve të fundit të tij padyshim që është mbresëlënëse. Pesë ndeshje, pesë fitore, pesëmbëdhjetë pikë.

Por ka edhe diçka tjetër shumë domethënëse në këtë ecuri. Në këto pesë ndeshjet e fundit, Veleçiku ka shënuar plot 15 gola (mesatarisht 3 për çdo ndeshje) dhe çka është më interesantja, nuk ka pësuar asnjë gol.

Porta e Redi Lopçit kësisoj nuk është prekur dhe ky është një tregues i forcës së vërtetë të kësaj skuadre si në lojën sulmuese ashtu dhe në atë mbrojtëse.

Duke vazhduar me një ecuri të tillë, padyshim që objektivi i Veleçikut do të arrihet, ai i ngjitjes në kategorinë e parë.

Ja pesë ndeshjet e fundit të tij:

Java 11: Kevitan- Veleçiku 0-3
Java 12: Ada- Veleçiku 0-5

Java 13: Veleçiku- Kukësi B 3-0
Java 14: Veleçiku-Internacional 3-0

Java 15: Gramshi- Veleçiku 0-1
© shkodrasport.com