Miratimi i disa ndryshimeve në statusin e qëndres së klubit sportiv shumësportësh të Veleçikut të Koplikut solli debate në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkure të Këshillit Bashkiak Malësi e Madhe.
Këshilltarët e djathtë kërkuan transparencë dhe barazi tek emrat e atyre që do të bëhen pjese e strukturave drejtuesve të këtij ekipi në sezonin e ri futbollistik në Kategorinë e Parë.
Ndërkohë, juristja e Bashkisë Malësi e Madhe, Elsa Muçaj, foli për ndryshimet që duhen bërë në mënyrë që ekipi të nisë punën sa më shpejt.
Veleçiku pritet te kthehet ne shoqeri aksionere ashtu siç eshte aktualisht Vllaznia megjithate ende nuk dihet se kur do te nisin procedurat per kete shnderrim.
Aktualisht klubi koplikas eshte nje institucion te Bashkise Malesi e Madhe megjithate shume shpejt pritet nje shnderrim i tij ne nje forme tjeter ligjore siç eshte shoqeria aksionere.