Seria e fitoreve për ekipin e Veleçikut ka vazhduar edhe sot.

Pasdite në fushën e kompleksit sportiv “Duli” në Koplik është luajtur “derbi” në mes Veleçikut dhe Adës dhe vendasit kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0.

Rezultati është zhbllokuar shumë shpejt. Në minutën e dytë ka qenë sulmuesi Donat Toma ai që ka shënuar golin e parë.

25 minuta më vonë ka qenë sulmuesi tjetër Denis Çokaj ai që ka shënuar edhe golin e dytë dhe me të është mbyllur pjesa e parë.

Në të dytën ka qenë sërish Çokaj ai që ka shënuar edhe golin e tretë dhe të fundit të kësaj ndeshje.

Me këtë fitore, Veleçikut është ngjitur në kuotën e 59 pikëve duke qenë sërish në vendin e dytë pas Vorës e cila edhe ajo ka fituar sot.

Diferenca prej tre pikësh duket e parikuperueshme dhe tashmë koplikasit e trajnerit Duli kanë filluar të mendojnë për ndeshjen e play off-it.

Ata janë në pritje të mësimit të emrit të kundërshtarit dhe padyshim që objektivi nuk do të ndryshojë.

Ngjitja në kategorinë e parë tashmë konsiderohet një detyrim për futbollistët e kësaj skuadre, për t’i bërë një dhuratë të bukur tifozërisë së Malësisë.
© shkodrasport.com