Veleçiku do te prese diten e sotme ekipin e Tiranes, per llogari te ndeshjes se pare te Kupes se Shqiperise. Koplikasit, e drejtuar nga trajneri Dritan Smajli, eleminuan ne turin para-eleminator Murlanin, duke e mundur 3-0 dhe tashme, kalendari e ka vendosur perballe Tiranes.

Ndeshja, e cila do te luhet ne impiantin “Vellezerit Duli”, pritet me shume interes nga tifozeria vendase, e cila pritet te jete e shumte ne numer.

Natyrisht qe sa i takon diferencave mes dy ekipeve, nuk ka nevoje per shume koment, por Veleciku do mundohet te tregoje vlerat e tij me te mira ne fushen e lojes.

Ndeshja Veleciku-Tirana do te luhet diten e sotme ne impiantin “Vellezerit Duli” per llogari te Kupes se Shqiperise, duke nisur nga ora 15:00.
Maringlen ZHIVANI