Veleçiku ka hyre ne fazen me intensive te pergatitjeve per kampionatin e ri dhe krahas marrjes se ngarkesave stervitore, stafi teknik eshte duke u kujdesur edhe per zhvillimin e disa ndeshjeve miqesore.

Deri me tani, ai eshte ndeshur me Ilirine te cilin e ka mundur brenda ne Fushe- Kruje me rezultatin 2-0, nderkohe qe ka humbur ne Koplik me te njejtin rezultat ndaj Vllaznia U21 ne takimin tjeter. Por nderkohe te shtunen ky ekip do te zhvilloje miqesoren e rradhes.

Kete here koplikasit do te ndeshen me Vllaznia U19 dhe ndeshja do te luhet paraditen e se shtunes ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Trajneret Smajli e Doçi kane rene dakord per luajtjen e ketij takimi qe do t’u sherbeje mjaft per te pare gjendjen e ekipeve te tyre.

Kampionati i U19 pritet te startoje javen tjeter dhe kuptohet qe stafi i Vllaznise tashme thuajse e ka gati ekipin nderkohe qe tek Veleçiku kane edhe pak kohe per te rregulluar gjerat ngaqe kampionati do te nise me 1 tetor.

Trajneri Smajli nuk i ka patur te gjithe futbollistet ne dispozicion qe ne fillim te stervitjes dhe kjo ka bere qe ende te mos e kete te qarte formacionin dhe menyren e te luajturit. Pikerisht per kete arsye, zhvillimi i ketyre ndeshjeve do ta ndihmoje jo pak per te pare konkretisht se ne çfare gjendje e ka ekipin./SHKODRA-SPORT.COM/