Kur kane mbetur edhe 5 jave deri ne fund te kampionatit, Veleçiku duket nje nga konkurrentet e forte ne luften per ngjitjen ne kategorine e pare te futbollit shqiptar.

Koplikasit per momentin jane te pozicinuar ne vendin e trete te renditjes me 38 pike, nderkohe qe ate e kryeson Oriku me 41, nderkohe qe ne vend e dyte eshte Luzi me 40 pike. Ne gare duket se eshte edhe Gramshi i vendit te katert me 35 pike.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Haris Lika po gezon nje forme shume te mire dhe kete e tregon fitorja e gjashte ndeshjeve te fundit, duke filluar nga ajo ndaj Klosit ne javen e 12-te dhe duke perfunduar tek kjo me Aden ne javen e 17-te.

Ne keto 6 ndeshje, perpos 18 pikeve te marra, Veleçiku ka arritur te shenoje nje mori golash, plot 22 gola dhe ka pesuar vetem 2.

JAVA 12: KLOSI- VELEÇIKU 0-2

JAVA 13: VELEÇIKU- ELBASANI 4-0

JAVA 14: MURLANI- VELEÇIKU 1-2

JAVA 15: VELEÇIKU- SHENKOLLI 4-0

JAVA 16: INTERNACIONAL- VELEÇIKU 0-7

JAVA 17: VELEÇIKU- ADA 3-1

Me 23 prill do te luhen ndeshjet e javes se 22-te, te fundit te fazes se dyte te kampionatit dhe ne Koplik, Veleçiku do te prese ekipin e Luzit dhe me shume mundesi, nje fitore e mundshme ne kete ndeshje, do ta çonte skuadren e drejtuar nga Haris Lika drejt kategorise se pare.

Kalendari i ndeshjeve te mbetura deri ne fund te kampionatit per ekipin e Veleçikut eshte ky:

JAVA 18: ILIRIA- VELEÇIKU

JAVA 19: GRAMSHI- VELEÇIKU

JAVA 20: VELEÇIKU- ORIKU

JAVA 21: BULQIZA- VELEÇIKU

JAVA 22: VELEÇIKU- LUZI

Duket se gjithçka eshte ne dore te vete koplikasve. Nese ata duan te sigurojne objektivin e tyre, padiskutim qe duhet ta vazhdojne serine e fitoreve kete jave me ate ne transferten e Fushe- Krujes ndaj Ilirise. Ne pamje te pare kjo eshte mese e mundur, por kete do ta tregoje fusha e lojes.
Gjergj KOLA