Fitorja ne ndeshjen e kaluar ndaj Adriatikut i ka bere mire ekipit te Veleçikut. Si rrjedhoje në kampin koplikas mbizotëron qetësia. Në 3 javët e para koplikasit kanë mundur të grumbullojnë gjashtë pikë.
Ekipi përbëhet nga një grup lojtarësh me përvojë të gërshetuar me ata të perspektivës si, Broja, Pjetraca, Elidon Rrustemaj e Ndreca, të cilët e kanë justifikuar mbajtjen e fanellës së Veleçikut.
Trajneri Duli është duke punuar fort me të tijtë, ndërkohë që e shqetëson stoli që i ka futbollistët “me pikatore”. “Gjithsesi, unë kam besim te drejtuesit.
Ata më kanë premtuar se në merkaton e dimrit do të afrojnë futbollistë me cilësi. Kemi shumë futbollistë të rinj vendalinj, që “rrjedhin” nga Malësia e Madhe në drejtim të Akademisë “Vllaznia”, ushpreh trajneri Duli.
Ne fundjave koplikasit do ta luajne ndeshjen e rradhes per kampionat ne transferte, pikerisht ne Puke ndaj Veleçikut. Por para kesaj sfide, ato te merkuren kane per te luajtur nje ndeshje tjeter, ate te Kupes se Shqiperise ne Peshkopi ndaj Korabit. Ne kete kompeticion, Veleçikut nuk duket se ka pretendime, megjithate kjo nuk do te thote se do te udhetojne pa pretendime./www.shkodrasport.com/