Pas portierit Vjerdha, ekipi i Veleçikut ka bërë një tjetër përforcim të rëndësishëm ditët e fundit. Me të në stërvitje është bashkuar edhe mesfushori Paulo Markolaj.
Lojtari i cili sezonin e kaluar ka qenë pjesë e ekipit Vllaznia B, tashmë është pa kontratë dhe duket se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së drejtuesve koplikas.
24 vjeçari që karrierën e ka filluar tek Akademia e Vllaznisë, ka patur disa lëvizje brenda dhe jashtë vendit megjithatë tashmë duket se do të përqendrohet tek skuadra e tij e re, ajo e Veleçikut.
Kemi të bëjmë me një futbollist të shpejtë në lojën në krah por edhe njohës i mirë i portës kundërshtare duke u shfaqur në shumë raste edhe si shënues.
Trajneri Duli ka shumë besim tek aftësitë e këtij lojtari dhe jo më kot, në Koplik janë të kënaqur me marrjen e tij.
© shkodrasport.com