Pas pak minutash ne fushen sportive te vellezve “Duli” ne Koplik do te nise ndeshja miqesore ne mes ekipeve te Veleçikut dhe Vllaznia U21. Nje miqesore kjo qe do t’u sherbeje trajnereve Smajli e Plori per te pare me mire gjendjen e ekipeve te tyre ne prag te nisjes se kampionateve te reja.
Veleçiku pak dite me pare luajti nje tjeter miqesore, pikerisht ate ne Fushe- Kruje ndaj Ilirise vendase te cilen e fitoi me rezultatin 2-0, fale golave te shenuar nga mbrojtesi Elbasani dhe mesfushori Bzhetaj.
Nderkohe Vllaznia U21 luajti pak dite me pare ne Lezhe ndaj Beselidhjes vendase ne nje ndeshje qe u mbyll ne barazim 2-2 dhe per ekipin shkodran golat u shenuan Delaj dhe Musaraj.
Testi i sotem ne Koplik do t’u vleje shume te dy ekipeve te cilet po i japi doren e fundit pergatitjeve per sezonin e ri. Veleçiku ka pretendime ambicioze per t’u ngjitur ne kategorine e pare dhe ka krijuar nje ekip solid me te cilin do te tentoje te konkurroje fort deri ne fund.
Edhe Vllaznia U21 nen drejtimin e Elvis Plorit po mundohet te beje diçka ndryshe dhe pritet te jete nje ekip shume interesant ne fushe. Pikerisht per keto arsye, miqesorja e sotme do te ndiqet me interes nga tifozet e pranishem sepse do jete nje ndeshje vertete interesante./SHKODRA-SPORT.COM/