Veleçiku ka marre nje fitore me shume vjen ne ndeshjen e rradhes per kampionat duke fituar ne transferte me rezultatin 3-1 ndaj ekipit Adriatiku, ne sfiden e luajtur pasditen e sotme ne stadiumin e Vores.
Nje fitore qe ne fakt ka ardhur vetem ne gjashte minutat e fundit te ndeshjes sepse deri atehere ka qene ne shifrat e barabarta. Trepikeshi i sotem, e ka kaluar skuadren koplikase ne vendin e peste te renditjes, por njekohesisht duke i dhene shpresa per te shkuar edhe pak me lart.
Ne takimin e sotem ndaj Adriatikut, ka qene sulmuesi Brajan Shekaj ai qe ka zhbllokuar shifrat ne minuten e 36-te dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare e ketij takimi duke treguar dhe ambiciet e koplikasve per te dale me tre pike prej tij.
Por ne minuten e 52-te ka qene Torra qe ka barazuar per vendasit dhe kjo gje e ka rihapur ndeshjen. Pavaresisht perpjekjeve te vazhdueshme, goli i dyte per Veleçikun do te vononte te vinte. Ka qene minuta e 84-te kur Arianit Zaraj ai qe do te shenonte golin e shumepritur per miqte.
Ai i ka hapur rrugen edhe nje te treti te shenuar ne minuten e 89-te nga Albi Brojaj dhe ne kete menyre i gjithe takimi do te mbyllej me fitoren 3-1 te Veleçikut qe tashme eshte ngjitur ne kuoten e 21 pikeve dhe mban vendin e peste ne renditje. Javen e ardhshme ai do te prese ne Koplik Terbunin e vendit te katert qe ka tre pike me shume ne renditje dhe sigurisht qe do te tentoje fitoren per t’u barazuar me te ne te njejten kuote pikesh./www.shkodrasport.com/