Me dy gola te shenuar ne pjesen e dyte me autore Arsen Hajdarin dhe Marsel Rragamit, Veleçiku ia ka dale te marre nje fitore me mjaft vlere ndaj njerit prej ekipeve me te mira te kampionatit, pikerisht Sopotit.
Per me teper fitorja 2-0 e koplikasve eshte arritur ne stadiumin e qytetit te Librazhdit dhe me kete trepikesh, ata tashme jane ngjitur ne vendin e dyte te renditjes.
Pjesa e pare e ndeshjes eshte shoqeruar me shume rivalitet, por nuk ka patur gola. Ne te dyten, Veleçiku ka zhbllokuar fillimisht shifrat me ane te lojtarit te njohur Arsen Hajdari dhe pak minuta me vone, ka shenuar edhe nje gol te dyte me ane te futbollistit Rragami dhe ne kete menyre e gjithe ndeshja eshte fituar me rezultatin 2-0 prej tij.
Me kete trepikesh, skuadra e drejtuar nga trajneri Dritan Smajli eshte ngjitur ne kuoten e 33 pikeve dhe eshte e pozicionuar ne vendin e dyte pas Vores qe kryeson renditjen me 38 pike./SHKODRA-SPORT.COM/
SOPOTI- VELEÇIKU 0-2
Golat: Hajdari ’56, Rragami ’65
VELEÇIKU: L. Kaçaj, Elbasani, B. Çokaj, Zefi, Banushaj, Elv. Rrustemaj, Shekaj, Kaceli, Bardulla, Rragami, Hajdari. Trajner Dritan Smajlaj. U aktivizuan edhe Ujkaj, Mehmetaj, Ivziku, Hysaj, Elid.Rrustemaj.