Veleçiku ia ka dale te fitoje “derbin” me Murlanin, madje me rezultat te paster, 3-0. Sfida eshte luajtur ne fushen sportive te Barbullushit dhe eshte dominuar nga djemte e drejtuar nga trajneri Besnik Duli.
Koplikasit kane kaluar ne avantazh qe ne minuten e 6-te. Ka qene futbollisti Gerald Kacokaj ai qe ka shenuar ne porten e Çakut duke i dhene epersine skuadres se tij.
Nderkohe ne minuten e 36-te do te ishte mesfushori Brendon Stafa qe do te shenonte edhe golin e dyte, ndersa tre minuta perpara fundit te pjeses se pare, do te shenonte edhe sulmuesi Brajan Shekaj.
45 minuteshi i pare do te mbyllej ne kete menyre ne shifrat 3-0 ne favor te Veleçikut, rezultat ky qe i ka mjaftuar per administrimin e ndeshjes ne pjesen e dyte e cila nuk do te prodhonte asgje dhe si rrjedhoje i gjithe takimi do te mbyllej me kete rezultat.
Me kete fitore, Veleçiku eshte ngjitur ne kuoten e 17 pikeve (ka nje ndeshje me pak te luajtur) dhe mban vendin e gjashte ne renditje, ndersa Murlani mbetet ne kuoten e 11 pikeve dhe eshte i pozicionuar ne vendin e nente./www.shkodrasport.com/