Ekipi “Velipoja” i drejtuar nga trajneri Besnik Ndoj eshte shpallur fitues i kampionatit te pare te futbollit ne plazh, te organizuar nga Bashkia Shkoder ne bashkepunim me Federaten Shqiptare te Futbollit. Ai ka fituar me penallti ne finale ndaj ekipit Lyon duke u kurorezuar ne kete menyre me i miri i ketij kampionati.
Ndeshja finale e zhvilluar paraditen e sotme ne plazhin e Velipojes eshte shoqeruar me nje rivalitet te forte dhe kjo eshte konkretizuar edhe me rezultatin e barabarte 3-3 ne perfundim te 30 minutave te saj.
Si rrjedhoje dy ekipet i jane drejtuar pikes se penalltise per te shpallur kampionen. Ketu me te sakte jane treguar futbollistet e Velipojes, por ne veçanti portieri Elis Dervishaj i cili me pritjet e bera i dha fitoren ketij ekipi.
Ashtu si edhe dje ne gjysmefinale, edhe sot ne finale ai ka qene protagonisti kryesor i suksesit dhe si rrjedhoje “Velipoja” eshte shpallur fituese e ketij kampionati dhe njekohesisht e shumes prej 1 mije eurosh te vene nga organizatoret./www.shkodrasport.com/