Ndeshja e rradhës për ekipin e Adës ka dhuruar një rezultat aspak të denjë për të. Ajo është mundur me rezultatin 2-8 nga Sopoti në ndeshjen e luajtur në stadiumin e qytetit të Librazhdit.
Sigurisht që një rezultat i tillë nuk justifikon aspak pretendimet për velipojakëve të cilët mendonin diçka ndryshe.
Por fusha e lojës ka dhuruar tjetër gjë. Deri në minutën e 57-të është shkatërruar gjithçka sepse Sopoti ka shënuar njëri pas tjetrit plot 6 gola. Më pas ka qenë Arbjas Hasani që ka shënuar golin e parë për Adën.
Por vetëm për disa momente, sërish librazhdasit kanë shënuar edhe dy gola të tjerë para se Hasani të shënonte golin e dytë dhe të fundit për miqtë nga Velipoja.Gjithsesi, në fund është vulosur humbja e thellë për ta në shifrat 2-8.
© shkodrasport.com