Me ne fund ka ardhur momenti per te boksuar ne qytetin e tyre. Vellezerit Bakaj, Roberto dhe Amarildo do te jene te dielen e ardhshme ne ringun e stadiumit “Beselidhja” te Lezhes per te boksuar perpara lezhjaneve te tyre, pikerisht ne garen per te fituar tituj te rendesishem boterore.
Amarildo që i përket peshës deri në 80 kg, pesha light heavy, do të boksojë përballë rivalit të tij, Mbanuku, një ndeshje kjo për titullin “WBO WORLD CHAMPION TITLE”. Nderkohe i vellai- Roberti do te ndeshet me kundershtarin e tij Riascos, ndeshje kjo e peshes 90 kg dhe do te jete e vlefshme per “IBO CONTINENTAL TITLE”.
Kuptohet qe ndeshjet e javes se ardhshme po priten me shume interes nga te dy keta boksiere sepse eshte hera e pare qe do te ndeshen ne Shqiperi, perpara publikut te zjarrte lezhjan qe pritet t’i mbeshtese fuqimisht me 4 gusht ne ora 19:00 ne stadiumin “Beselidhja”.
Roberto ka nje ecuri shume te mire deri tani ne boksin profesionist ku ka zhvilluar 11 ndeshje dhe i ka fituar te gjitha, madje edhe me KO. Ndersa i vellai- Amarildo ka 10 ndeshje te zhvilluara dhe te fituara po ashtu te gjitha me KO. Si rrjedhoje ato duan ta vazhdojne kete ecuri pozitive me fitoret e rradhes edhe javen e ardhshme, per me teper per te fituar edhe titujt e rendesishem boterore.
Por nga ana tjeter, vellezerit Bakaj ne prag te ketyre ndeshjeve kane patur edhe nje kerkese te veçante: Ate qe perpos trajnereve te tyre personale, te shoqerohen ne ring edhe nga emblema e boksit shqiptar Zef Gjoni. Ata e konsiderojne 1-shin e boksit shqiptar dhe prandaj duan ta kene perkrah te ring, kerkese qe me siguri do te pranohet nga trajneri i Vllaznise dhe i kombetares shqiptare.
Gjergj KOLA