Jane larguar prej vitesh nga Shqiperia, por lidhjet me Shkodren dhe sportin e tyre te preferuar- boksin, i kane mbajtur gjalle dhe madje te forta. E kemi fjalen per dy vellezerit Ndou, Mondin dhe Gjovalin, te cilet jane njekohesisht edhe niperit e trajnerit te Vllaznise dhe te kombetares shqiptare Zef Gjoni (Ndou).
Ata jetojne prej shume vitesh ne Gjermani, aty ku kane krijuar jeten dhe biznesin e tyre teksa tashme kane nje kompani te suksesshme “LCF ELEKTRO”. Por kjo nuk do te thote se sportin e kane lene pas dore.
Mondi dhe Gjovalini, te dy kane qene kampione boksi ne fillimin e viteve ’90 dhe aty kane mesuar te jene te forte ne ring por edhe ne jete dhe ia kane dale. Tashme kane vendosur qe te investojne tek sporti i tyre i preferuar dhe planet per te ardhmen duken shume ambicioze.
Hapi i pare qe kane hedhur eshte organizimi i nje mbremje speciale boksi kete te shtune, me 16 dhjetor ne Frankfurt te Gjermanise. Aty ku do te jete nje mbremje e gjitha shqiptare, teksa do te jene ne ring, pese boksiere te Vllaznise, nje vlonjat, nje tiranas dhe nje shqiptar i Maqedonise se Veriut.
Nje mbremje qe pritet te dhuroje spektakel sepse nder 8 ndeshjet e kesaj mbremje, ne 3 prej tyre te luftohet per te fituar tituj te rendesishem te Federates Boterore WBF. Çka do te thote se do te jete nje spektakel i garantuar me ndeshje te nje niveli shume te larte.
Dhe e gjitha kjo fale kontributit te vellezerve Ndou te cilet kane kohe qe kane nisur pergatitjet per kete mbremje e cila ka ngjallur edhe nje interesim te madh tek tifozet shqiptare qe jetojne e punojne ne Gjermani.
Gjergj KOLA