Dy vëllezërit pukjanë, Stiven dhe Kristian Shpendi, sulmuesit e talentuar të Çezenës, janë në shënjestrën e shumë klubeve të njohura të Seria A. Tashmë, nuk është më një sekret që dy vëllezërit pukjanë i kërkojnë emra të mëdhenj të kampionatit italian si Milan, Napoli, Fiorentina dhe Sassuolo.

Kështu, sipas “Corriere Romagna”, Çezena nuk e ka ndërmend që t’i lëshojë lehtë “xhevahirët” e vet. Dy sulmuesit binjakë Shpendi kanë një kontratë deri në vitin 2025 me klubin bardhezi, por duket shumë e vështirë që Çezena, e cila aktualisht militon në Seria C, të mbajë dy vëllezërit pukjanë në skuadër.

Realisht, të dy vëllezërit binjakë zhvilluan një sezon të shkëlqyer me Çezenën, teksa edhe në këtë edicion, paraqitjet e mira nuk kanë munguar. Ndërkohë, poashtu të dy sulmuesit, Stiven dhe Kristian Shpendi janë pjesë e Kombëtareve të moshave të Shqipërisë.

Sulmuesi pukjan Stiven Shpendi ne tri vitet e fundit me te rinjte e Çezenes ka shenuar nje gol çdo 74-minuta dhe ne total 47-rrjeta ne me pak se 3500-minuta. Prej disa kohesh, eshte e qarte se ai ka aftesi te shkelqyera krijuese.

Ne fakt, siç duket hapur, tashme ai nuk mund te mbaje nje mesatare te ngjashme, edhe per faktin se tani ka kaluar ne Seria C. Ne 20-javet e para te kampionatit, ai ka marre ne total 606-minuta dhe ka shenuar tre gola, nje ne 202-minuta. Megjithate, jo keq per nje 19-vjeçar, i cili perballet per here te pare me futbollin profesionist te te rriturve.

Ai eshte paraqitur pak me mire se vellai i tij binjak Kristian, te cilet e kane vendosur te ardhmen e tyre ne duart e nje menaxheri shqiptar te njohur si Fali Ramadani qe ka ne menaxhim edhe Sane, Koulibaly, Chiesa, Pjaniç apo edhe Rebiç.
Maringlen ZHIVANI