Deri tani pak kush i njeh në Shqipëri, por shumë shpejt mund të bëhen të njohur dhe këtu. Pavarsisht se janë shqiptar, lindur dhe rritur këtu, duket se vëllezërit Valdrin dhe Arjan Vatnikaj njihen më shumë nga europianët dhe përtej kontinentit të vjetër, se sa në vendin tyre. E kjo falë punës, përkushtimit dhe arritjeve të këtyre dy vëllezërve, të cilët në sportin e Taj-boksit janë bërë shumë të njohur, pasi të tilla kanë qenë sukseset, deri kampion Europe dhe Bote. Me pak fjalë, janë edhe dy “flamuj” të tjerë kuqezi, që po valviten me sukses në arenat e ndryshme sportive në çdo vend të Botës.

Vetë shifrat dhe trofetë e fituar e tregojnë më së miri këtë gjë. Ata kanë më shumë se 10 vjet që ndodhen rezident në Belgjikë, por nuk harrojnë që asnjëherë, kur ngjiten në ring, të shpalosun flamurin shqiptar, si për të treguar identitetin e tyre, por edhe dashurinë për ngjyrën kuqezi, për kombin e tyre.
Sportet e arteve marciale kanë qenë, që në moshë të re, një dëshirë e tij  shumë e madhe, ( kjo ndoshta edhe si një dëshirë e brezit të ri, që kërkon gjithnjë të përqafojë këto lloj sportesh.)
Arjan Vatnikaj e ka nisur sportin e ka nisur në vitin 2001, në Taj-Kondo dhe një vit më vonë, pra në 2002 kalon tek sporti i Taj-Boksit, me të cilin merret dhe tani. Në këtë vit Arjan Vatnikaj ka qenë në si amator në Taj-Boks dhe në vitin 2006 kalon në atë profesionist. Në total deri tani Arjan Vatnikaj ka zhvilluar 45 ndeshje si profesionist, prej të cilave 41 ndeshje janë fitore, ku 18-të prej tyre janë me nokaut. 4 ndeshje rezultojnë të humbura. Në vitin 2003, ishte vetëm 16-vjeç, Arjani shpallet Kampion Bote në Taj-Boksin amator në kategorinë WKA. Në vitin 2004 Kampion Europe në Francë.

Në vitin 2008 kampion Europe në kategorinë “KLASH” të zhvilluar në Frankfurt të Gjermanisë. Në vitin 2009 finalist në turneun e zhvilluar në Hollandë, një ndër më të rëndësishmit, në rang botëror, për atë vit. Këtë vit është shpallur Kampion Europe në Austri, ndërsa më 31 mars 2012 Kampion Bote në Dubai, FIBA. Me 20 qershor 2012 mbron titullin Kampion Bote , në peshën 71.5 kg, në Abudabi.

Valdrin Vatnikaj, që i vogël është marrë me sport, duke e nisur me futbollin, pikërisht me ekipin “Tropikal” në Durrës, që në moshën 11-vjeçare. Futbolli ka qenë një pasion jashtëzakonisht i madh për Valdrinin, por jo tani. Në vitin 2000 ai emigroi së bashku me familjen në Belgjikë. Aty nisi sërish të luaj futboll me një ekip belge, për gjatë 3 viteve radhazi. Në moshën 14 vjeçare largohet nga futbolli për shkak të disa probleme familjare, por vëllai im Ariani, në atë kohë, kishte filluar të ushtronte sportet marciale, e kryesisht Kik dhe Taj-boxing, aty në Bruksel.(Kishte pak vite që merrej me këtë sport.) ka qenë një ditë krejt e rastësishme për Valdrinin, duke ndjekur një ndeshje të vëllait, Arjanit. Në vitin 2003, ku i lindi ideja dhe dëshira për t’u marrë me Taj-boks. Dhe menjëherë angazhohet. Ai siç duket pati një fat të madh, pasi me të, merrej vëllai, Arjani, duke e  ndihmuar për të ecur perpara në këtë sport. Stërviteshin bashkë çdo ditë ( siç vazhdojnë dhe tani) dhe kjo i ka ndihmuar shumë që të dy.  Pas 2 vjetësh kishte bërë 20 ndeshje amator dhe më pas në dy vitet e ardhshme ka kaluar në gjysmë- profesionist, një nivel tepër i rëndësishëm për çdo person, që bën këtë sport. Në vitin 2006 është shpallur Kampion Europe dhe po në të njëjtin, është shpallur dhe shpallur nën Kampion Belgjikë. Në vitet 2007-2008 ka krijuar një periudhë pause në Taj-Boks për shkaqe familjare dhe ka filluar përsëri nëvitit 2009. Pikërisht në këtë vit që u rikthye, pra 2009-të, ai ka kaluar tek Rendi i Profesionistëve është shpallur Kampion Bote në Itali, SARDEGNE. Nga ky moment ka zhvilluar shumë ndeshje, duke marrë pjesë në turne të ndryshëm, por shumë të rëndësishëm si në Hollandë, Zvicër, Gjermani, Rusi, Finlandë, Rumani, Japoni etj. Në 2011 ka marrë pjesë në turneun më të madh, që zhvillohet në Japoni, Osaka, ku morën pjesë 8 boksierët më të mirë në Botë. Aktualisht është  kualifikuar për në Kampionatin Europian, ku finalja do të zhvillohet në Turqi, në shtator të këtij viti, ku do të konkurojë për titullin kampion në peshën 63.5 kg. Në këtë eveniment, pra për në shtator në Turqi, nga 32 pjesëmarrës në fazën kualifikuese, kanë arritur të kalojnë për më tej, në fazën finale vetëm 8 sportistë, e kuptohet, që mes tyre dhe Valdrini. Deri tani Valdrini ka zhvilluar 66 ndeshje në Taj-Boksin profesionist, nga të cilat 61 i ka fitore, 4 humbje dhe një barazim.  Bashkë me vëllain kanë një sallë (palestër) në Bruksel, ku japin mësim disa grup-moshave të ndryshme për sportin e Taj-Boksit.

Menaxheri i vëllezërve Vatnikaj është hollandezi Denis Krawel, i cili merret me çdo gjë që ka të bëjë me menaxhimin e tyre, duke nisur nga gjetja e ndeshjeve ( kundërshtarëve), aktiviteteve dhe çdo gjë tjetër. Të dy vëllezërit stërviten me njëri-tjetrin, duke i shërbyer njëri-tjetrit në rolin e trajnerit, jo vetëm gjatë procesit stërvitor, por edhe gjatë ndeshjeve të ndryshme, zyrtare.  Deri më sot, Arjan e Valdrin Vatnikaj, ndonëse jetojnë prej vitesh në Belgjikë, ku janë rezidentë, disa herë gjatë këtyre viteve kanë refuzuar nënshtetësinë belge, duke menduar dhe shpresuar se në një të ardhme të shpejtë shteti shqiptar do të shfaqë interesimin e duhur për këta kampion. Kudo kanë garuar, ata me vete në ring e kudo tjetër, kanë mbajtur dhe shpalosur flamurin shqiptar. Kështu dy djemtë nga Nikaj-Mërturi i Tropojës, tashmë kërkojnë të sfidojnë, jo vetëm Europën me rezultatet e tyre dhe sukseset, por edhe Botën, në këtë sport, për peshën dhe kategorinë e tyre.

Mejdan ZHIVANI