Ditën e djeshme në Tiranë është zhvilluar kampionati kombëtar për moshat 13 dhe 16 vjeç në atletikë. Në garat e zhvilluara në pistën e stadiumit “Qemal Stafa”, krahas sportistëve të tjerë kanë marrë pjesë edhe ato të Vllaznisë të drejtuar nga trajnerët Vildan Tufi, Albert Marashi, Dorian Tafa dhe Fatjon Serhati. Paraqitja e atletëve shkodranë ka qenë përgjithësisht e mirë por si ekip Vllaznia këtë vit nuk ka arritur të shpallet kampione teksa për 13 vjeçarët kampionë janë shpallur Laçi për meshkuj dhe femra ndërsa për 16 vjeçarët kampionë ka qenë Skënderbeu. Në garat e 13 vjeçarëve gjithsesi ka patur kampionë nga ekipi i Vllaznisë dhe përkatësisht:
Endri Rakaj      50 m        7″72
Suard Kodra    së gjati    4.08 m

Ndërsa tek 16 vjeçarët kemi pesë kampionë dhe më konkretisht:
Mevis Zaganjori    100 m/p    18″09
Ergi Danaj            100 m        12″44
Egzion Kolani        gjyle         11.71 m
Lisard Draçini       së larti        1.40 m
Vllaznia               4x100m      52″60

Nese Vllaznia nuk eshte shpallur kampion me keto grupmosha ka ndikuar edhe ne faktin se ajo nuk eshte perfaqesuar me nje numer te madh sportistesh por ka zgjedhur ata me cilesoret ndersa ekipet e tjera jane perfaqesuar me shume sportiste dhe me to, kane grumbulluar nje numer te madh pikesh duke zene dhe vendet e para.

www.shkodrasport.com