Komisioni i Disiplinës në FSHF ka publikuar vendimet për ngjarjet e fundit në ndeshjet e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë. Redi Jupi është pezulluar me 6 muaj për shkak se ka aktivizuar një lojtar që nuk kishte të drejtë të luante. Gjithashtu Elbasani është gjobitur me 200.00 lekë dhe 4 ndeshje do ti luajë pa tifozë. Kjo për shkak se tifozët verdheblu kanë sharë në kor gjithë ndeshjes me Lushnjën, futbollistin Endrien Magani. Ndeshja u ndal në një moment duke iu bërë thirrje që të mos shanin më, por tifozët vazhduan ta bënin sërish.

VENDIMET

1. KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

2.Zyrtari i KF Laçi, Mario Bytyçi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3.KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

4. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke fyer lojtarët e ekipit mik në mënyrë të përsëritur si dhe hedhje sendesh në fushën e lojës, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 13, 17/1 dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

5. KF Vora, për mos marrjen e masave për përmbushjen e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

6. Luzi i Vogël 2008, për mos marrjen e masave për përmbushjen e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

7. FK Tomori, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

8. Lojtari i KF Sopoti, Shaqir Jugu, për sjellje te dhunshme lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Zyrtari i KF Sopoti, Fatjon Xhafa, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

10. Zyrtari i KF Shënkolli U-16, Flavio Licaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i Akademia e Futbollit U-17, Samuel Zito, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Lojtari i KF Laçi U-17, Samuel Biba, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. KF Laçi U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-15, kundër Flamurtari FC U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

14. Lojtari i Troplini Academy U-15, Leonard Muslika, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15. AF Kampionët U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-15 Grupi D, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

16. FC Lushnja U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Ndërajonale U-19, kundër Arena U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

17. Football Republic U-15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-15 Grupi C, Zona Rajonale Tiranë, kundër Dinamo City U-15, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

18. Zyrtari i Football Republic, Redi Jupi, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

19. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Orges Shehi. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 9, datë 14.12.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

20. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku, Serxhio Varfi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

21. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku, Erald Kapo, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

22. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Vora, Xhuljo Tabaku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

23. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Turbina, Florian Peqini, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.