Pak ditë më parë, Policia e endit vuri në pranga 34 persona që u arrestuan gjatë operacionit “Volvo 4”. Mes tyre, ishin edhe kampioni i botës në mundje, Elis Guri si edhe arbitri anësor në Kategorinë Superiore, Paulin Simoni.
Gjykata e Krimeve të Rënda, në një seancë gjyqësore ku të pranishëm ishin të gjithë të arrestuarit si edhe avokatët e tyre, ka vendosur që të lirojë 10 persona që u arrestuan ditët e fundit.
Në listën e bërë publike, mungojnë emrat e Simonit dhe Gurit të cilët dop të vazhdojnë të qëndrojnë në burg.
Si Simoni, ashtu edhe Guri, u arrestuan për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale.